Flash News

E-TJERA

LaCivita nuk i ndahet kryeministrit: McGonigal mori ryshfet nga Rama. Ish e dashura e ish-zyrtarit të FBI-së: Të dënohet me burg përjetë

LaCivita nuk i ndahet kryeministrit: McGonigal mori ryshfet nga Rama. Ish e

Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross, që shkruan për gazetën e kryeqytetit të SHBA, ‘Washington Free Beacon’, shkruan në median sociale se është çmenduri që Charles McGonigal u dënua se mori ryshfet nga Edi Rama, por marrëveshja e fajësisë nuk u publikua kurrë.

Në postimin e tij, Chuck Ross e cilëson ‘çmenduri’.

‘Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por marrëveshja nuk doli kurrë në dritë”, shkruan Ross.

Ndërkaq njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë patjetër drejt fitores Sali Berishën, Chris LaCivita ka shpërndarë në platformën ‘X’, postimin e bërë nga reporter amerikan.

LaCivita nuk i ndahet kryeministrit: McGonigal mori ryshfet nga Rama. Ish e

Në të njëjtin postim të shpërndarë, ka reaguar edhe ish-e dashura e McGonigal. Sipas asaj që Allison Guerriero shkruan, Charles McGonigal meriton të dënohet me burg përjetë.

“Po i predikoni korit!!! Unë isha e dashura e Charles McGonigal dhe e dorëzova. Kur e bëra, FBI e mbuloi dhe më terrorizoi.

Dhe as mos më bëni me yll në të dyja përfshirjet e USAO. Unë jam i bindur se që kur ata akuzuan Charlie-n do të vijnë menjëherë dhe do të përfshijnë spiunazhin mes krimeve.

Pastaj Charlie më në fund do të marrë dënimin e përjetshëm që meriton gjithashtu. Faleminderit zotit Trump është POTUS dhe Kash dhe Pam u konfirmuan”, shkruan ajo.

LaCivita nuk i ndahet kryeministrit: McGonigal mori ryshfet nga Rama. Ish e

Të fundit