Flash News

E-TJERA

MEPJ apel shqiptarëve në Iran: Komunikimi me ambasadën në Ankara, i rëndësisë së veçantë

MEPJ apel shqiptarëve në Iran: Komunikimi me ambasadën në

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim zyrtar për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të menjëhershëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara, në rast se planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqisë, nëpërmjet pikave kufitare tokësore Iran–Turqi.

Sipas MEPJ-së, ky komunikim paraprak është i domosdoshëm për të garantuar asistencën konsullore dhe për të mundësuar koordinimin me autoritetet përkatëse turke, në përputhje me udhëzimet e tyre. 

Njoftimi: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.
Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes Email: [email protected]

MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.

Të fundit