Flash News

E-TJERA

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Arvizu: Deklaratë shqetësuese e thënë nga ministri i jashtëm

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Arvizu:

Ish ambasadori i SHBA në Tiranë, ALeksandër Arvizu e ka cilësuar një shqetësuese deklaratën e ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili tha se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas.
Në një lidhje me Skype në emisionin ‘Politiko’, Arvizu tha se është problem serioz kur faktet e rreme përdoren si deklarata zyrtare nga ana e Rusisë.

“Është diçka e çmendur dhe pa kuptim. Madje është për të qeshur, por edhe shqetësuese e thënë nga ministri i Jashtëm. Do të thotë se problem i madh i lidhur me Shqipërinë, e Kosovës e Bonjës por edhe përdorimi i fakteve të rreme.  Duke qenë deklaratë zyrtare është problem serioz.

Ambasadori rus në Tiranë ka të drejtë të kërkojë një shpjegim për një deklaratë të tillë”, tha Arvizu.

 

Të fundit