Flash News

E-TJERA

‘Mercenarë shqiptarë në Ukrainë’, Xhaçka pas deklaratës së Putin: Gënjeshtër që Moska e përsërit pa turp!

‘Mercenarë shqiptarë në Ukrainë’, Xhaçka

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së fortë të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili gjatë një telefonate me kancelarin gjerman Olaf Scholz tha se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë kundër trupave ruse.

Ministrja e hodhi poshtë deklaratën e Putin, duke e cilësuar si gënjeshtër nga Moska.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp!

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, thekson Xhaçka.  

 

Të fundit