Flash News

E-TJERA

"Meri mikrofonin kësaj", Rama përplaset me gazetaren: Mos shkel rregullat

"Meri mikrofonin kësaj", Rama përplaset me gazetaren: Mos

Një ditë pas dorëzimit të lsitave shumëemërore të kandidatëve për deputet në KQZ, kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për mediat duke komentuar zgjedhjet e tij dhe duke sulmuar një për një emrat e vendosur në listë nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha.

Por, teksa u u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta, për emrat e njohur të PS-së, si Fatmir Xhafaj apo Ditmir Bushati që janë lënë jashtë listave, kryeministri pati një revoltim.

Kreu i mazhorancës nuk pranoi të përgjigjej pyetjes, pasi gazetarja i replikoi në përgjigjen që nisi Rama. Sipas Ramës, gazetarëve nuk u lejohet të debatojnë, por vetëm të bëjnë pyetje.

“Meri mikrofonin kësaj. Një gjë nuk e negociojmë dot bashk, që gazetarët pyesin, i pyeturi përgjigjet dhe gazetarët nuk janë këtu për të debatuar mbi përgjigjen. Kjo është e panegociueshme. Nuk e negociojmë dot bashkë këtë, është e panegociueshme. Po të them diçka publikisht, është praktikë ndërkombëtare që nga Shtepia e Bardhë dhe në të gjitha selitë ku bëhen konferenca shtypi. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëjë këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat.”, tha kryeministri.

Të fundit