Flash News

E-TJERA

Merkel flet për anëtarësimin: Shqipëria dhe MV i kanë plotësuar kushtet, për fat të keq nuk u arrit

Merkel flet për anëtarësimin: Shqipëria dhe MV i kanë
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për tu anëtarësuar në BE.

Në konferencën për shtyp që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, ajo vuri theksin te vetoja e Bullgarisë, ndërsa shtoi se për këtë proces është shpezuar shumë energji. Merkel u ndal edhe te detyrimet që do të kenë këto vende të anëtarësohen në BE.

"Mendoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarsimin. Për fat të keq nuk u arrit anëtarësimi për shkak të vetos së Bullgarisë por ne kemi premtuar se do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë forcë e energji.

Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon", tha Merkel.

Të fundit