Flash News

E-TJERA

Merkel nuk premtoi çeljen e negociatave, Meta: U injoruan kushtet, qeveria i shkeli qëllimisht

Merkel nuk premtoi çeljen e negociatave, Meta: U injoruan kushtet,

Presidenti Ilir Meta ka komentuar qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së u shpreh skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë këtë vit.

I ftuar në ‘syri tv’, Meta tha se kushtet e kërkuara ndaj Shqipërisë u injoruan, sidomos Reforma Zgjedhore.

“Është një gjuhë e zbutur diplomatike dhe qëndrimet ishin të qarta. Kushtet janë injoruar, sidomos me reformën zgjedhore.

Bundestagu e ka kusht hetimin e krimit zgjedhor sidomos dy dosjet e Shijakut dhe Dibrës dhe shumë çështje të tjera.

Nuk duhet të prisnim prononcim sot as në vijim. Është e qartë se nuk kemi dashur ti plotësojmë kushtet, kam apeluar vazhdimisht për ti plotësuar, qeveria qëllimisht i ka shkelur sic shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Presidenti bëri cdo gjë të mos shtoheshin kushte të tjera”, tha Meta.

 

 

Të fundit