Flash News

E-TJERA

Merkel refuzon të caktojë datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE: Duhet të plotësojnë kushtet

Merkel refuzon të caktojë datë për pranimin e vendeve

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar që të caktojë një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni, Merkel tha se vendet e BP duhet fillimisht të plotësojnë kushtet e kërkuara.

“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, tha Merkel, ndërsa ka shtuar se caktimi i një afati do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga 27 vendet.

Kujtojmë se pas përfundimit të Samitit të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor në Slloveni, kryeministri Janez Jansha tha se pavarësisht përpjekjeve nuk u arrit një afat për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Jansha theksoi se fillimisht vendet duhet të mbyllin çështjet dhe konfliktet që kanë mes tyre për të vijuar rrugën drejt integrimit në familjen evropiane.

Të fundit