Flash News

E-TJERA

Merkel vjen në Tiranë më 14 shtator, kë do të takojë

Merkel vjen në Tiranë më 14 shtator, kë do të

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë më 14 shtator. Kjo është vizita e fundit e saj jashtë vendit, para se të largohet nga drejtimi i Gjermanisë.

Merkel do të takojë në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kjo vizitë vjen në kudër të “Procesit të Berlinit”. Pas takimit që do të ketë me udhëheqësit pritet dhe një komunikim për mediat.

Nga informacionet që po qarkullojnë në media, takimi do të jetë në nivel kryeministrash, ndërsa me presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të takohet në Serbi. Ajo do të zhvillojë një takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

"Procesi i Berlinit" ka nisur në vitin 2014 dhe është me iniciativë e Merkelit. Ai synon që forcimin e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën ekonomike, transportit dhe energjisë.

Aktualisht në Slloveni po zhvillohet Forumi Strategjik ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në fokus të Forumit Strategjik është e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi i Ballkanit Perëndimor. Ekonomia, politika dhe siguria janë temat që do të trajtohen në këtë forum.

Të fundit