Flash News

E-TJERA

Merr flakë apartamenti në Kukës, shkak një bombul gazi

Merr flakë apartamenti në Kukës, shkak një bombul gazi

Një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit u përfshi nga flakët rreth orës 11:00 të paradites së kësaj të hëne.

Pavarësisht intensitetit të zjarrit, ai nuk u përhap në banesat e tjera të pallatit. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombul gazi e ndezur për gatim, e cila u gjet në ballkonin e apartamentit ku jetonin tre persona: dy bashkëshortët dhe vajza e tyre.

Fatmirësisht, asnjë prej banorëve nuk ka pësuar lëndime fizike apo djegie. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri në kohë dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit dhe dëme më të mëdha.

Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale në apartament, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Të fundit