Flash News

E-TJERA

Merr flakë automjeti në lëvizje në Poçem

Merr flakë automjeti në lëvizje në Poçem

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Poçemit. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik tek drejtuesi dhe pasagjerët.

Dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet. Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të incidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Të fundit