Flash News

E-TJERA

Merr flakë dyqani me pajisje elektrike në Elbasan, tymi 'pushton' zonën

Merr flakë dyqani me pajisje elektrike në Elbasan, tymi

Një dyqan me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vlen për t'u theksuar se nuk raportohet për të lënduar, por dëmet janë të mëdha. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "28 Nentori", ndërsa dyqani ishte në pronësi të shtetasit P. B. 

Nga pamjet në vendine ngjarjes, duket se flakët kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi në zonë. Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre.

Të fundit