Flash News

E-TJERA

Merr flakë fusha e mbetjeve në Kukës, zjarri favorizohet nga era

Merr flakë fusha e mbetjeve në Kukës, zjarri favorizohet nga era

Është përfshirë nga flakët e venddepozitimi i mbetjeve urbane në Kukës.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës zjarri ka rënë në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën. Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së flakëve.

Ndërkohë zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët dhe për të ndalur përhapjen e tyre pasi vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane rrethohet nga masiv pyjor me dushqe.

Të fundit