Flash News

E-TJERA

Merr flakë makina në Tiranë, dyshimet e para

Merr flakë makina në Tiranë, dyshimet e para

 

Një automjet është djegur mbrëmjen e kësaj të enjteje te “Rruga e Dibrës” në Tiranë.

Policia njofton se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti të bomulës së gazit. Nga djegia e mjetit ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë dhe është djegur, dyshohet si pasojë e një defekti të bombulës së gazit, automjeti (gaz-benzinë) me drejtues shtetasin F. N. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit