All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Merr flakë mjeti në Elbasan, gjendet një person i djegur në sedijen e pasme

All - Paragraf - 1

Merr flakë mjeti në Elbasan, gjendet një person i djegur në

Një person është gjetur i djegur brenda një makine në vendin e quajtur "Kryqi" në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, pas hetimeve të kryera viktima është identifikuar si Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

Dyshohej se viktima, trupi i të cilit u gjet i shkrumbuar në sedijen e pasme të makinës, ishte nën efektin e depresionit dhe ka blerë një sasi të konsiderueshme benzine dhe ka realizuar vetëvrasjen.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur "Kryqi" në rrugën e vjetër Elbasan - Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volksëagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volksëagen Passat me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit" njofton policia. 

Të fundit