Flash News

E-TJERA

Merr flakë në ecje, shkrumbohet autobusi i linjës Durrës-Porto Romano

Merr flakë në ecje, shkrumbohet autobusi i linjës

Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ka marrë flakë në momentin që ka qenë duke lëvizur.

Policia njofton se shkak i zjarrit është bërë një problem në rrjetin elektrik. Nga shpërthimi i zjarrit nuk ka asnjë të lënduar, përveç dëmit material.

“Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit