Flash News

E-TJERA

Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit” në Tiranë

Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së

Urbani i Institutit është përfshirë nga flakët këtë të hënë.

Mësohet se urbani ka qenë në lëvizje e sipër dhë është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Fatmirësisht personat që ndodheshin në autobus kanë dalë shpejt dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën "Dritan Hoxha", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit