E-TJERA

Merr flakë në lëvizje makina e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani

Merr flakë në lëvizje makina e vëllait të

Ka marrë flakë në lëvizje një mjeti tip “Benz”. Mësohet se automjeti ishte në pronësi të vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishanit. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, rreth orës 10.00.

Nishani ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime. Nga të dhënat e para dyshohet se mjetit i ka shpërthyer impianti i gazit.

Këtë e pohoi dhe vet Ilir Nishani, ndërsa tha se "është defekt në impiantin e benzinës asgjë më tepër". Ai përjashtoi mundësinë e ndonjë sulmi të mundshëm.

Ilir Nishani ka punuar prej vitesh në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në Durrës.

 

Merr flakë në lëvizje makina e vëllait të

Ditari politik

Të fundit