Flash News

E-TJERA

Merr flakë një autobus në dalje të tunelit të Kardhiqit

Merr flakë një autobus në dalje të tunelit të Kardhiqit

Një autobus është përfshirë nga zjarri këtë paradite në dalje të tunelit të Kardhiqit, ndërsa brenda tij ndodheshin pasagjerë që udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës. Flakët kanë shpërthyer me shpejtësi, duke përpirë totalisht mjetin dhe duke shkaktuar një shtëllungë të madhe tymi që ka mbuluar zonën.

Dyshohet se shkëndija elektrike mund të ketë shkaktuar zjarri, i cili ka djegur gjithashtu sende personale të pasagjerëve. Kur ka shpërthyer flaka, pasagjerët janë larguar me shpejtësi, duke krijuar panik, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Të fundit