Flash News

E-TJERA

Merr flakë një banesë dykatëshe në Mënik të Tiranës

Merr flakë një banesë dykatëshe në Mënik të

Një banesë dykatëshe në fshatin Mënik të Tiranës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Zjarri, i cili ka përmasa të mëdha, ka shkaktuar panik te banorët e zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit