Flash News

E-TJERA

Merr flakë një makinë në mes të autostradës Fier-Vlorë

Merr flakë një makinë në mes të autostradës

Një automjet është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Fier-Vlorë.

Makina që është përfshirë nga flakët është tip “Mercedes Benz ML”, teksa siç shihet edhe në foton e mësipërme, zjarri ka shpërthyer në pjesë e parme të mjetit i cili thuajse është shkrumbuar plotërisht.


Në vendin e ngjarjes ndodhen dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit