Flash News

E-TJERA

Merr fund arratia, kapet në Fier 28-vjeçari i dënuar për vjedhje - EMRI

Merr fund arratia, kapet në Fier 28-vjeçari i dënuar për

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, është lokalizuar dhe prangosur nga policia e Fierit ditën e sotme (21 gusht).

I prangosuri është Haki Xhindi, banues në Roskovec, ndaj të cilit kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, njofton policia.

Pas veprimeve paraprake, materialet i kaluan prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.

Të fundit