Flash News

E-TJERA

Merr fund aventura e Laçit në “Conference League”, Teuta dorëzohet ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers

Merr fund aventura e Laçit në “Conference League”, Teuta

Teuta dhe Laçi kanë mbyllur kapitullin në “Conference League”.

Durrsakët e Teutës nuk arritën dot të përmbysin rezultatin e irlandezëve të Shamrock Rovers, të cilët fituan me rezultatin 2-0 ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Teuta pësoi disfatën e parë në Dublim me rezultatin 0-1. Pavarësisht mundësive të arta për të shënuar dhe presionit të lartë, durrsakët nuk arritën të ndalnin dot irlandezët që shënuan në minutën e 20.

Pjesa e dytë dukej sedo të ishte shenjë triumfi për Teutën e cila u hodh në sulm, por duke lënë mangësi në mbrojtje. Në minutën e 62-të është Gafney që vulos fatin e Shamrock Rovers.

Edhe Laçi nuk ia doli dot. Belgët e Anderlecht të cilët fituan 3-0 në sfidën e parë, mposhtën këtë herë Laçin me rezultatin 2-1.

 

 

Të fundit