Flash News

E-TJERA

Merr fund “makthi Koeman”, Barcelona shkarkon trajnerin holandez

Merr fund “makthi Koeman”, Barcelona shkarkon trajnerin holandez

Humbja përballë Rajo Vajekanos i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Barcelonës Ronald Koeman. Në mesnatë, La Porta ka konfirmuar largimin e trajnerit nga stoli katalanas.

Fillimisht klubi mendoi ta shtynte sezonin deri në fund me Koeman, por duket se paraqitjet e dobëta, si në kampionat edhe në Ligën e Kampioneve, kanë rezultuar fatale për trajnerin.

“Barcelona ka shkarkuar sonte Ronald Kuman nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Presidenti i klubit, , Joan Laporta, ia ka komunikuar pas humbjes përballë Rajo Vajekanos. Ronald Kuman do të përshëndetet nesër me ekipin në qendrën sportive të klubit. Barcelona dëshiron ta falënderojë për shërbimin e tij dhe i uron shumë fat në karrierën e tij në vijim”, shkruhej në komunikatën e Barcelonës që i dha duart trajnerit holandez.

Kujtojë se largimi i Koeman është paralajmëruar disa herë. Ndër pretendetët kryesor katalanasi shihnin Xavi Hernandez, i cili u shpreh se pa hezitim do ta pranonte ofertën e klubit.

Të fundit