Flash News

E-TJERA

Merr fund 'saga', Kylian Mbappe rinovon me PSG

Merr fund 'saga', Kylian Mbappe rinovon me PSG

Saga e Kylian Mbappe është gati të përfundojë një herë e përgjithmonë, pasi ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re në Paris-Saint Germain.

Sipas MARCA, Mbappe ka njoftuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për vendimin e tij.

Është hera e dytë që Mbappe e refuzon Real Madridin, pasi u largua nga Monaco për PSG-në në vitin 2017 dhe, ashtu si pesë vjet më parë, ky nuk është rezultati që shpresonte Real Madridi.

Real Madrid dhe Mbappe kishin arritur një marrëveshje javën e kaluar në lidhje me kushtet e kontratës së tij. Këtu përfshiheshin, ndër të tjera, pagesa prej 130 milionë eurosh si bonus nënshkrimi, dominimi total i të drejtave të imazhit dhe një pagë mjaft fitimprurëse.

Të fundit