
Flash News
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura, viktimat nga mosha 22-87 vjeç; 777 raste të reja me Covid-19
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
E shtruar prej një muaji në Infektiv, ndërron jetë nga Covid-19 studentja 22-vjeçare
Merret vendimi, ministrja Kushi njofton datën e nisjes së shkollave
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije se shkollat do të rinisin ditën e hënë më datë 22 shkurt, pas një jave ndërprerje.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi shkruan se sa u takon shkollave të mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Ndër të tjera, Kushi shprehu mirënjohje për durimin e treguar dhe bëri thirrje për respektimin e rregullave anti-Covid.
Njoftimi i plotë:
Duke iu drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, ajo fillimisht i falënderon ata “për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19”, janë shtuar edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.
Sipas Ministres Evis Kushi, që “nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:
– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
– maturantët në shkollë;
– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.
Këtu ajo thekson se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Ndër të tjera, duke cilësuar se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mesazhe rreth shqetësimeve të ndryshme, Ministrja Kushi siguron se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.
Në fund, ajo shpreh sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.
Ditari politik









Të fundit


Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër
7 Mars 2021, 21:40





Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit
7 Mars 2021, 18:48


Miley Cyrus ka pësuar krizë identiteti kur luante "Hannah Montana"
7 Mars 2021, 17:31

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave
7 Mars 2021, 16:47
Mbërrijnë 3 mijë vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut
7 Mars 2021, 16:15
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
7 Mars 2021, 15:43


Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD
7 Mars 2021, 13:56
Izraeli “rikthehet” në jetë, bllokimet anti-Covid thuajse kanë mbaruar
7 Mars 2021, 13:39


Festa e 7-Marsit, politika shqiptare uron “Ditën e mësuesit”
7 Mars 2021, 11:47
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, shënohet viktima e parë
7 Mars 2021, 11:35