Flash News

E-TJERA

Merret vendimi për Fierin, KAS rrëzon kërkesat e PD për 9 qarqet e vendit; tashmë vendos Kolegji Zgjedhor

Merret vendimi për Fierin, KAS rrëzon kërkesat e PD për 9

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD për pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor dhe përsëritje të zgjedjeve edhe në qarkun e Fierit.

Me vendimin e fundit, KAS vendosi mos përsëritjen e zgjedhjeve në asnjë prej 9 qarqeve që kërkoi PD. Tashmë është Kolegji Zgjedhor ai që do të vendosë.

Në vendimin e parë që mori Kolegji, u duk se ishte në të njëjtën linjë me KAS-in, pasi nuk pranoi kërkesën e PD për prova shtesë për qarkun e Gjirokastrës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve më herët rrëzoi ankimimet për Korçën dhe Elbasanin. Prej disa javësh KAS-i ka shqyrtuar kërkesat, por me vendimet që ka marrë nuk ka pasur ndryshim të rezultatit zgjedhor.

Edhe në rastin e Beratit dhe Durrësit, ku u pranua kërkesa e LSI-së për hapjen e disa kutive, rinumërimi nuk solli ndryshim të rezultatit zgjedhor.

Të fundit