Flash News

E-TJERA

Merrnin inertet e lumit Mat, vihet në pranga pronari i një subjekti

Merrnin inertet e lumit Mat, vihet në pranga pronari i një subjekti

Përparim Kurti, është vënë në pranga nga policia pasi subjekti të cilin ai kishte në pronësi, gërryente lumin Mat dhe merrte inertet.

48-vjeçarit iu vendos gjithashtu masa administrative 2 000 000 lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme në këtë subjekt.

“Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve të vazhdueshme, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.

Gjatë operacionit, në Milot, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit P. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 mjete të rënda (1 kamionë, 2 ekskavatorë) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i këtij subjekti, shtetasi Përparim Kurti, 48 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.

Gjithashtu, iu vendos masa administrative 2 000 000 lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme në këtë subjekt.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit