Flash News

E-TJERA

Merrte ryshfet për një transfusion gjaku, arrestohet mjeku në Durrës

Merrte ryshfet për një transfusion gjaku, arrestohet mjeku në

Një mjek i Bankës së Gjakut në Spitalin e Durrësit është vënë në pranga, pasi ka ndihmuar një paciente të marrë shërbimin e transfuzionin të gjakut kundrejt 5.000 lekë të rinj.

Sipas njoftimit të policisë, mjeku I. Q 50 vjeç me detyr Teknik gjaku, është arretsuar nën akuzën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Videoja e mjekut u shpërnda fillimisht në rrjete sociale.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit, i cili kundrejt pagesës 5000 lekë të rinj, ndihmon një paciente për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas transmetimit të pamjeve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Q., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe A. S., 45 vjeçe, banues në lagjen nr. 17, Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore.

Të fundit