Flash News

POLITIKOFF

Mes 1.900 kandidatëve, stilistja shqiptare Nensi Dojaka fiton çmimin prestigjioz “Louis Vitton”

Mes 1.900 kandidatëve, stilistja shqiptare Nensi Dojaka fiton çmimin

Nensi Dojaka, stilistja me origjinë shqiptare për veshjet e grave, është shpallur fituese e çmimit LMVH për Dizajnerët e Rinj në Londër.

Dojaka u zgjodh në mesin e 1.900 aplikantëve të ardhur ngas 110 vende të ndryshme të botës. Çmimi fitues që iu dorëzuar Dojakës përfshin një grant prej 300 mijë dollarësh dhe një mentorim 1-vjeçar.

Stilistja me origjinë shqiptare është diplomuar në “Central Saint Martins” dhe filloi karrierën e saj si stiliste në vitin 2017. Dojaka fitoi sukses në skenën e modës vitin e kaluar, në “Fashion Fast” një organizatë që i jep mundësinë stilistëve dhe dizajnerëve të rinj të shfaqin talentet e tyre në modë.

Prej asaj kohe, Dojaka u bë e njohur  për veshjet e saj me rrip ‘spaghetti’ dhe pjesët e endura të veshjes, frymëzuar nga trendi i viteve 1990.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Dojaka u zgjodh nga një juri e përbërë prej drejtuesve të industrisë së modës, ku përmendim: Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mçartney dhe Jonathan Anderson të Loewe.

Çmimi LVMH, prej themelimit të industrisë, premtoi se do të sigurojë mbështetje financiare për stilistët dhe dizajnerët e rinj. Fituesit e mëparshëm përfshijnë Thebe Magugu, Marine Serre dhe Grace Ëales Bonner. Vitin e kaluar, megjithatë, ishte një përjashtim pasi që finalet u anuluan për shkak të pandemisë, dhe të tetë finalistët - përfshirë Peter Do, Chopova Lowena dhe Tomo Koizumi - ndanë paratë e çmimit të madh.

 

Të fundit