Flash News

E-TJERA

Mes debatit publik dhe jetës private/ Flavio Qarri flet pa filtra në “Elevate”

Mes debatit publik dhe jetës private/ Flavio Qarri flet pa filtra në

Flavio Qarri është mësuar ta shohë veten nën dritën e fortë të debatit publik, por në intervistën e fundit për “Elevate by Floriana Garo”, ai zgjodhi një tjetër qasje, më personale, më të qetë.

Mes bisedave për gazetarinë, dhe qëndrimet opozitare, Qarri ndalet edhe te një temë që rrallë e prek publikisht: familja. Dhe jo pa arsye.

“E dua shumë familjen time dhe besoj se mbajtja e saj jashtë prozhektorëve është një mënyrë për ta mbrojtur”, shprehet ai.

Sipas tij, kritikat, presioni dhe gjuha e ashpër janë pjesë e lojës publike, por ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë.

“Unë në lëkurën time do të kaloja gjithçka, por nuk e di sa i aftë jam të duroj një sjellje jo të hijshme ndaj familjes sime. Aty, edhe gazetari më i kulturuar, nuk do të ishte më i tillë”, thekson Qarri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

I pyetur për rreziqet e të qenit një zë kritik, ai nuk i mohon. Përkundrazi, thotë se i njeh mirë.

E di cilat janë rreziqet, e di çfarë mund të ndodhë, por kjo nuk mund të më ndalojë të zgjohem në mëngjes dhe të bëj atë që duhet të bëj.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

 Qarri pranon se nuk e ka parë kurrë veten si njeri të fortë apo të pushtetshëm.
Por kam refuzuar të jetoj me frikë, në çdo ditë të jetës sime. As në fëmijëri, as në të rritur.

Një intervistë ndryshe, që tregon se pas qëndrimeve të forta publike, qëndron një zgjedhje e vetëdijshme për të mbetur njeri dhe për të mbrojtur ata që i do më shumë.

INTERVISTEN E PLOTE MUND TA SHIKONI NE LINKUN E MEPOSHTEM

 

Të fundit