Flash News

E-TJERA

Avokatët në grevë/ Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, kur hyn në fuqi vendimi

Avokatët në grevë/ Qeveria miraton hartën e re

Qeveria ka miratuar ditën e sotme hartën e re gjyqësore. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai tregoi dhe fazat, kur do të hyjë në fuqi vendimi.

“Në gjykatat që do mbyllen nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor. Implementimi i hartës do bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e gjykatës së apelit në Tiranë. Më 1 maj gjykatat e shkallës së parë dhe 1 korrik ato Administrative.

Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja”, tha Manja.

Harta e re gjyqësore parashikon reduktimin e numrit të gjykatave në një Apel, dy Administrative dhe 13 të Shkallës së Parë. Harta e re u kundërshtua nga avokatët, të cilët bojkotuan seancat planare në shenjë proteste, me argumentin se qeveria nuk kishte zhvilluar bisedime me grupet e interest.

Sipas avokatëve, harta e re shton kostot për qytetarët dhe cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi. Kujtojmë që këtë propozmtë Këshillit të Lartë Gjyqësor e kundërshtoi fillimisht vetë ministri Manja, i cili më pas ndryshoi qëndrim.

 

Të fundit