Flash News

E-TJERA

Mes kufizimeve nga pandemia, besimtarët e krishterë kremtojnë sot Krishtlindjen

Mes kufizimeve nga pandemia, besimtarët e krishterë kremtojnë sot

Sot është festa e Krishtlindjeve. Besimtarët e krishterë në vend dhe mbarë botën sot kremtojnë këtë ditë të shenjtë, që shënon datën më të rëndësishme të kalendarit fetar të krishterë.

Për besimtarët katolikë në Tiranë mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt mbrëmë në mesnatë në katedralen e Shën Palit, ndërsa sot në mëngjes në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithe besimtarët Ortodokse.

Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. 

Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.

Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve. Në këtë ditë drekat  familjare dhe shkëmbimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari.

 

 

Të fundit