Flash News

E-TJERA

Mes lotësh dhe dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit familja Gushi që u shua në aksident

Mes lotësh dhe dhimbjes, përcillet për në banesën e

Përcillen për në banesën e fundit familja me katër anëtarë, të cilët humbën jetën dje në një aksident automobilistik në aksin Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia 14 vjeç dhe Eva 9 vjeç do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm.

Kujtojmë se familja Gushi vinte nga Greqia në Shqipëri për pushime, por një mjet tip Audi, që dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas.

Për pasojë, familja Gushi u shua e gjitha, ndërsa të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se shoferi i Audit, Igli Madani 22 vjeç, u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Ai njihet edhe si djali i një biznesmeni në fushën e mjeteve të transportit, Bashkim Madanit i cili ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirun.

 

 

 

Të fundit