Flash News

E-TJERA

Mesazhe tallëse në WhatsApp, zyrtarët italianë u përpoqën të mbulonin shpërthimin e COVID-19

Mesazhe tallëse në WhatsApp, zyrtarët italianë u

Një hetim ka nisur nga prokurorët në Bergamo, Lombardi, e cila ishte province më e goditur nga vala e parë e pandemisë para tre vitesh, ku në bankën e të akuzuarve është dhe ish-kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Në lidhje me këtë gjë ka shkruar dhe media prestigjioze italiane “Corriere della Sera”, e cila fokusohet tek dështimi i pretenduar i autoriteteve për të marrë masat e duhura në parandalimin e përhapjes së virusit duke vendosur në karantinë qytetet Alzano Lombardo dhe Nebro.

Mediat kanë zbuluar mesazhet në WhatsApp mes politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë shëndetësorë, ku liderët u përpoqën të mbronin imazhin e vendit. Madje ata dukej ku bënin shaka për rolin e Italisë në përhapjen e virusit.

Sidoqoftë, në një mesazh WhatsApp të shkruar më 5 mars 2020 dhe të marrë nga "Guardian", Speranza i thotë një kolegu se "duhet të përfitojmë" nga një raport që rasti i parë i koronavirusit në Evropë u zbulua në Gjermani për të mbrojtur imazhin e Italisë. 

Të nesërmen, Giuseppe Ruoço, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm në ministrinë e shëndetësisë dhe roli i të cilit po hetohet gjithashtu, u shfaq duke u tallur me rastet e zbuluara në Evropë midis udhëtarëve që ktheheshin nga Italia.

“Sot dhamë 2 raste Covid në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë… dhe ndoshta 1 në Gjermani,”- ka shkruar ai.

Koronavirusi u përhap me shpejtësi dhe autoritetet rajonale dhe kombëtare shkëmbyen zjarr nëse rajoni i Lombardisë duhet të karantinohet, ndodhi një shkëmbim mesazhesh WhatsApp midis zyrtarëve rajonalë të shëndetësisë Aida Andreassi dhe Marco Salmoiraghi lë të kuptohet për një përpjekje të udhëheqësve për të fshehur të vërtetën në lidhje me seriozitetin e situatës.

"A e dini se çfarë tha presidenti i Lombardisë?,"- ka shkruar Andreasi. “Nuk mund të thuash të vërtetën. Unë thashë: "Epo, është sikur të jemi në Kinë". Ai u përgjigj se ne jemi më keq se Kina, të paktën atje quhet diktaturë”.

Të fundit