Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Burimi
Sot, gati 10 vjet më pas, eurodeputeti i djathtë gjerman, David McAllister bëri një rikthim të bujshëm në Tiranë.
Misioni që mbarte kësaj here në “leter”, integrimi, nuk ishte i njëjti me atë të 2017-ës, qeveria teknike, por fryma mbetet po ajo, siç do te mundohemi ta analizojmë në këtë shkrim.
McAllister, “babai” i qeverisë teknike gjysmake shqiptare
Në kulmin e krizës së “çadrave” të PD-së së Bashës në bulevard, McAllister zbarkoi në Tiranë me 25 prill 2017 për të gjetur një kompromis midis palëve politike në Shqipëri. Asajkohe ai përfaqësonte më shumë grupin e partive të djathta europiane (PPE) sesa gjithë parlamentin europian. Misionin asaj kohe ai e konsideroi si të suksesshëm sepse arriti të përmbushte kërkesën e Lulzim Bashës për një qeveri “teknike” për organizimin e zgjedhjeve legjislative të 2017 -ës. Por, duke lënë Edi Ramën gjithnjë në krye të asaj qeverie teknike, ajo zgjidhje me të cilën McAllister u mburr, rezultoi gati dhjetë vjet më vonë, si një arnim copa-copa i demokracisë gjithmonë jo funskionale shqiptare.
McAllister nuk pati refleksin politik që duhet t’a karakterizonte me pervojën e gjatë që ai ka në politikën europiane, se problemi kryesor i demokracisë në Shqipëri nuk qëndron tek institucionet. Problemi i demokracisë (dis)funksionale në Shqipëri buron nga një njeri i vetëm, Edi Rama. Si rezultat, fill pas largimit të McAllister në pranverën 2017 nga Tirana, në zgjedhjet që pasuan, Edi Rama përdori gjithë fuqinë e plantacioneve të kanabisit për t’i fituar padrejtësisht ato zgjedhje. Sa vlejti qeveria teknike alla McAllistar?
Si për ironi të fatit, 4 vjet më vonë, pa bërë asnjë analizë se çfarë nuk eci mirë me zgjedhjet e 2017-se që ishin të supozuara t’i sillnin stabilitet politik Shqipërisë, McAllistar iu riparaqit serish shqiptarëve, kësaj here në një ekran te madh me 21 prill 2021, ose katër dite para zgjedhjeve të 25 prillit 2025. Ai bashkëbisedonte publikisht me skype me Lulzim Bashën, njëri nga Strasburgu në krah të Donald Tusk asajkohe Kryetar i PPE, dhe tjetri, Basha, nga selia e PD-së në Tiranë.
Megjithë dështimin e 2017-ës, McAllister vazhdoi të jepte mesazhe po aq naive sa më parë, në një kohë kur Rama ishte në kulmin e organizimit të vjedhjes së re të zgjedhejve, kësaj here përmes patronazhistave.
Ja si drejtohej McAllistar besimplotë Lulzim Bashës pak ditë para “qametit” të ri elektoral : “ Zgjedhjet e 25 Prillit (2021) do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj suksese në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister.
Veçse suksesin edhe në këto zgjedhje Edi Rama kishte kohe që e kishte përgatitur për veten e tij duke vënë shtetin në dispozicion të patronazhistëve të Partisë socialiste për të bërë klientelizëm politik në një shkallë të paimagjinueshme në Europën nga vjen McAllister. Dhe kur gazetarë të ndershëm guxuan ta denonconin atë maskaradë, drejtësia e Edi Ramës nuk u morr me denoncimin por me denoncuesin duke bastisur redaksinë e Lapsit. Sa për shefin denoncues të asaj kasaphane të re zgjedhore, Sali Berisha shumë më aktiv në protesta se Lulzim Basha, Rama s’kishte nevojë në atë moment t’i turrte drejtësinë. Me neutralizimin e të pakënaqurve nga zgjedhjet u morr vetë Amerika e Mac Gonigalit që e shpalli Berishën non grata një muaj pas zgjedhjeve, për motive të para se më shumë një dekade. Rezultati, në vend të destabilizohej pushteti autokratik i Ramës , u destabilizua partia me e madhe e opozitës. Sa bosh tingëllonin garancitë që McAllister u adresonte militanteve të PD-së së asaj here manipulimi i zgjedhjeve nuk do të tolerohej më : “Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri...”.
Një zgjim i dhimbshëm i Europës
U desh masakra e tretë zgjedhore legjislative e Edi Ramës në maj 2025 kombinuar me largimin pak kohë më parë të administratës demokrate amerikane pro Edi Ramës, që parlamenti europian dhe PPE-ja e McAllisterit të zgjoheshin më në fund nga ëndrra e rreme se në Shqipërinë e Edi Ramës gjërat shkonin fjolle. Dhe kjo falë një eurodeputeti të guximshem, Michael Gahler, drejtuesi i delegacionit të Parlamentit Europian per zgjedhjet e 11 majit 2025 të cilin shqiptarët e zbuluan në konferencën per shtyp pas zgjedhore të OSBE/ODIHR duke deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të barabarta, domethëne jo të ndershme. Maskat filluan te bien. Jo, Edi Rama nuk ishte një Mozart i politikës Sekreti i fitoreve të tija të njëpasnjeshme elektorale , kishte në bazë të njëjtat metoda si në vendet autokratike, që nga Serbia fqinje e deri në Azerbajxhanin e largët, vënien e Shtetit në shërbim të Pushtetit.
I njëjti eurodeputet Michael Gahler ishte dhe ai sot në Tirane krah David McAllister, por me një mision krejt ndryshe sot atë të auditimit të procesit të negocjatave të integrimit. Rregullat e integrimit kanë ndryshuar prej shumë vitesh. Tekstet e Bashkimit euroipian i japin tani Parlamentit europian një rol monitorimi vjetor të procesit të negocjatave që Komisioni europian zhvillon me një vend anëtar, në rastin konkret me Shqipërinë. David McAllister nuk erdhi kësaj here në Tiranë si në 2017 për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës politke, por për të raportuar nëse Shqipëria ka bërë apo jo progres në zbatimin e detyrave të shtëpisë që i ka fiksuar Komisioni europian në kuadrin e negociatave për integrim. Dhe sot, i njëjti McAllister sheh nëTiranë ata që nuk donte të shikonte as me 2017 , dhe as me 2021 . Ai sot duke përsonifikuar Europën e bashkuar , ndodhet në poziten e krijuesit të Frakensteinit përpara krijesës së tij . Kjo Europë mbylli syte tash e me vite të tëra ndaj abuzimeve të kryera nga një person i vetëm, me institucionet vitale të një demokracie, që janë zgjedhjet dhe drejtësia. Pa përmendur asgjësimin e auditimeve si Kontrolli i lartë të shtetit apo komisionet hetimore parlamentare. Pa permendur asgjesimin e debatit publik për diskutimin e ligjeve me rëndesi kapitale për shoqërinë siç është në këtë moment privatizimi me ligj i dhënies së tenderave. Sot Shqipëria e Edi Rames ka të njëjtën formë qeverisëse si Serbia e Vuçiçit. Në të dyja vendet vendos Njësh-i, për gjithshka, deri te ambjentet se ku drejtësia duhet të punojë, apo cilin shtetar kjo e fundit duhet apo s’duhet të arrestojë.
Pas zgjedhjve të fundit të majit 2025, Michael Gahler dha sinjalin e alarmit. Sot shefi i tij në komisionin punëve të jashtme të PE e konfirmon nga Tirana se gjërat nuk po shkojnë fare siç duhet në Shqipëri. Në të treja drejtimet ku gjykohet një demokraci funksionale Shqipëria ngel në klasë po të ndjekësh deklaratat e McAllisterit nga Tirana: në drejtim të një drejtësie të pavarur që nuk duhet të pengohet të hetojë korrupsionin shtetëror, në drejtim të zgjedhjeve të ndershme që duhet të bazohen në normat përendimore, dhe në drejtim të fjalës së lirë ku mediat nuk duhet të jenë pre e një diktati poltik dhe ekonomik të urdhëruar nga Rama. Ja fjalë për fjalë deklaratat e McAllister mbi demokracinë pseudo-funksionale në Shqipëri :
"Ajo që mund të them është se rasti që përfshin zëvendëskryeministren Balluku është një test kritik për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin".
"Në luftën kundër korrupsionit… nuk jemi ende të kënaqur…Të mos ketë ndërhyrje politike dhe politikanët të japin shembullin. Duam një reformë zgjedhore që të adresoje rekomandimet OSBE-ODIHR. Duam përpjekje të forta për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe pluralizmin mediatik... me masa garantuese për të mbrojtur gazetarët".
Pas Diagnozes, terapia: qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshme
Diagnozë më të qartë se kaq nga doktorët e Parlamentit europian nuk ka se ku të shkojë. Por shqiptarët e njohin prej kohësh epideminë që i ka mbërthyer dhe buzeqeshin hidhurazi kur shohin parlamentarët e lartë europianë të dalin më në fund nga situata e mohimit të realitetit sjqiptar ku ishin zhytur kokë e këmbë prej kohësh. Edhe në Francë, në një gazetë të njohur më shumë për investigime nga jeta e brendshme politke franceze se nga punët e jashtme si "Mediapart" gjëje tashmë para dy vitesh një titull si ky : “Si autokrati shqiptar Edi Rama është bërë i preferuari i Përendimoreve”. Mesa duket parlamentarët europianë, në lidhje me Shqipërinë, preferonin të lexonin më shumë raportet e kolegeve të tyre të Komisionit europian me Marta Kos në krye sesa shtypin europian.
Më mirë vonë se kurrë. Por çdo diagnozë ka nevojë për një terapi. McAllister duhet të perfundojë atë punën që nisi më 2017. Por kësaj here me një qeveri teknike pa Edi Ramën. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme adresojnë problemet që ka sot në Shqipëri drejtësia dhe mediat nën presionin e vazhdueshëm të Edi Ramës. Pa folur për presionet mbi ekonomi me impute të pista si paratë e drogës apo me dhënie pasurish publike me një firme të Njësh-it. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme i zbresin autokratë nga piedestalet. Nëse kesaj here McAllister dhe Europa e bashkuar në përgjithesi nuk u mundëson shqiptarëve të rishprehen me votë të lirë para 2029, europianët me siguri do i komprometojnëvetë shanset për një Shqipri europiane brenda këtij dhjetëvjeçari.
Vete McAllister e pranoi nga Tirana:
"Shqipëria duhet të punojë edhe më fort për përmbushjen e detyrimeve dhe hapjen e negociatave. Jemi të shqetësuar për polarizimin politik. Duhet të ketë më shumë stabilitet dhe dialog politik në vend.” Veçse ai shtoi :
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokracinë funksionale”.
Por a perfaqeson Shqipëria sot një vend me demokraci funksionale po të bazohesh te vetë kritikat e Mc Allister në lidhje me drejtesinë, me shtypin dhe me zgjedhjet?
A ngaqë Serbia nuk qenka demokraci funksionale që Europianët i “mirëkuptuan” atje protestat e dhunshme duke ja venë fajin për gjithshka Vuçiçit? Shqiptarët nuk janë ndryshe nga serbët . Ata në këto protesta nuk kërkojnë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se rinia serbe anti Vuçiç : zgjedhje të parakohshme dhe të ndershme! Pse Europa mbështet kerkesat e serbeve dhe jo të shqiptarëve?
Kësaj pyetje a mund t’i përgjigjet McAllister?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38