Flash News

E-TJERA

Mesazhi i ambasadores së BE: Askush të mos jetë imun ndaj ligjit, SPAK ‘të flasë’ me gjuhën evropiane

Mesazhi i ambasadores së BE: Askush të mos jetë imun ndaj ligjit,

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, e bëri të qartë rolin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa foli për arrestimet e zyrtarëve.

Në një intervistë për “Top Story” në TCH, Hohmann tha se SPAK është elementi vendimtar për reformat e shtetit ligjor. Ambasadorja e BE tha se presin që SPAK “të flasë” me gjuhën evropiane sa i përket çështjeve që ende mbeten shqeetësuese në vend.

Hohmann deklaroi se askush nuk duhet të jetë imun ndaj ligjit, sidomos për hetime ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Institucioni i SPAK-ut dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme ishte vendimtare dhe është ende një element vendimtar për reformat e shtetit ligjor që po vazhdojnë në këtë vend, sepse kjo është një Prokurori e përkushtuar, që është këtu për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kemi parë rezultatet e para në punën e tyre. Ajo që ne presim tani, është ajo që në gjuhën evropiane e quajmë historik, në mënyrë që të kemi punë të vazhdueshme dhe trajtimin e këtyre çështjeve që nuk janë zhdukur ende në vend.

Pra, për ne është shumë e rëndësishme që askush të mos jetë i imunizuar ndaj tij, pra çdo person të jetë i barabartë para ligjit dhe kjo do të thotë gjithashtu hetime për korrupsion dhe krim të organizuar. Unë nuk kam ndonjë ide paraprake të ndonjë hetimi që ata bëjnë, sepse gjyqësori është i pavarur, por çështja është se ata janë të përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë vend, sepse kjo është një nga betejat më të mëdha që duhet të bëjmë, veçanërisht korrupsionin”, deklaroi Hohmann.

Të fundit