Flash News

E-TJERA

'Mesazhi' i ambasadores Yuri Kim: Shqipëria e ka të qartë kush është miku dhe armiku

'Mesazhi' i ambasadores Yuri Kim: Shqipëria e ka të

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka folur mbi një sërë çështjesh në një intevistë për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë, Geroge C. Marshall.

Ambasadorja foli e pashqetësuar për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në Shqipëri, teksa theksoi se SHBA-të janë partnerët, që e kanë mbështetur gjithmonë integrimin evrop;ian të Ballkanit Perëndimor. 

“Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku. Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Shqipëri. Ata e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre përket me Evropën dhe me partneritetin amerikan. Do të punojmë fort për këtë gjë”, tha ambasadorja.

Në intervistë për 'Geroge C. Marshall', Yuri Kim renditi edhe tre prioritetet e saj gjatë qëndrimit në Shqipëri, të cilat lidhen me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

“Shteti ligjor, gjykatat e pastra, reforma në drejtësi. Këto janë aspekte themelore të një vendi”, theksoi Kim, duke iu referuar punës së bërë nga Shqipëria për të pastruar gjyqësorin. Si anëtarë të NATO-s, na intereson një shtet që mban peshën e mbrojtjes dhe të aleancës”, u shpreh ambasadorja.

Të fundit