Flash News

E-TJERA

Mesazhi i Blinken pas takimit me Ramën: Mbështesim integrimin në BE, të luftohet korrupsioni

Mesazhi i Blinken pas takimit me Ramën: Mbështesim integrimin në

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dhënë një mesazh pas takimit që zhvilloi dje me kryeministrin Edi Rama. Takimi erdhi në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Blinken vlerëson gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar kur është nevoja, duke vënë theksin te strehimi i refugjatëve afganë.

"Ishte kënaqësi të prisja Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme", tha Blinken.

Ky i fundit dhe Rama kanë biseduar edhe mbi çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale. Blinken ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa ka thëksuar nevojën e zbatimit të plotë të Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.Gjithashtu ka nënvizuar bashkëpunimin e Shqipërisë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe për qëndrimin lidhur me krizën në Ukrainë.

Të fundit