Flash News

E-TJERA

Mesazhi i fortë i Rubios: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

Mesazhi i fortë i Rubios: Jemi të shqetësuar se liria e

Ambasada amerikane në Tiranë ndau një postim me pjesë nga fjala e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. Në këtë fjalim, Rubio ngre alarmin për situatën e lirisë së fjalës dhe mendimit në Europë.

 “Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet,” tha Rubio.

“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”, u shpreh Rubio.

Mesazhi i fortë i Rubios: Jemi të shqetësuar se liria e

Liria e fjalës në Shqipëri, e mbrojtur nga Kushtetuta (Neni 10), garanton të drejtën për të shprehur mendime dhe ide pa ndërhyrje, por lejon kufizime ligjore për interes të sigurisë kombëtare, rendit publik, mbrojtjes së shëndetit, dinjitetit, ose të drejtave të të tjerëve.

 Ajo është themeli i demokracisë, mbulon shprehjen politike, artistike e tregtare, dhe kërkon që çdo kufizim të justifikohet nga nevoja të domosdoshme në një shoqëri demokratike.

Në kontrast me shqetësimin e ngritur nga Sekretari amerikan i Shtetit, realiteti në Shqipëri tregon se liria e fjalës nuk është thjesht e gërryer, por në shumë raste është e paralizuar. Gazetarë, aktivistë dhe qytetarë kritikë përballen me presione politike, kërcënime, procese gjyqësore selektive dhe censurë të tërthortë, duke krijuar një klimë frike dhe vetëcensure.

Edhe pse Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, në praktikë ajo shpesh mbetet vetëm një nen në letër.

Në këtë realitet, fjala e lirë në Shqipëri po shuhet gradualisht, jo me ligje të hapura ndaluese, por me mekanizma presioni që e bëjnë të rrezikshme të thuash të vërtetën.

Paralajmërimi i Rubios për Europën merr kështu një peshë edhe më alarmante për Shqipërinë, ku demokracia pa fjalë të lirë rrezikon të mbetet vetëm një fasadë formale, pa përmbajtje reale.

Të fundit