Flash News

E-TJERA

Mesazhi i kryebashkiakut të Kievit për shqiptarët: Do të çlirohemi nga Rusia sikurse Kosova nga Serbia

Mesazhi i kryebashkiakut të Kievit për shqiptarët: Do të

Kryebashkiaku i Kievit, njëherësh kampioni botëror i boksit, Witalij Klitschko e ka krahësuar popullin ukrainas me shqiptarët, duke i quajtur sa paqedashës edhe luftarak kur është nevoja.

Në një intervistë për “Le Canton27.ch”, ai ka falënderuar shqiptarët për solidaritetin me popullin ukrainas.

“Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupojë vendin tonë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, tha Klitschko.

Ky i fundit u shpreh se shpreson që të çlirohen nga rusët, sikurse Kosova nga Serbia.

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, shtoi Klitschko.

Prej më shumë se tre muajsh, Ukraina po përballet me agresionin rus, i cili është bërë më i ashpër së fundmi, duke shkatërruar shumë qytete, kryesisht në lidnje të vendit.

 

Të fundit