Flash News

E-TJERA

Mesazhi i Sobotkas nga Kuvendi i Shqipërisë: Marrëdhënia jonë, e gjatë dhe qëndrueshme

Mesazhi i Sobotkas nga Kuvendi i Shqipërisë: Marrëdhënia

Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë Wolfgang Sobotka, ka mbërritur këtë të hënë në Shqipëri, ku ka marrë pjesë edhe në një seancë të posaçme në Kuvend.

Ndër partnerët më të ngushtë të Shqipërisë, i cili ka ardhur tre herë në 5 vite në Kuvendin tonë”, tha ndër të të tjera kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla në nisje të fjalës së saj.

Sobotka gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhënia mes dy vende është mjaft solide dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë po kaq e ngushtë.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Ne e kemi të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të fundit