Flash News

E-TJERA

Mesazhi i të riut nga Foltorja: T’i largojmë këta demonë e të shpëtojmë Shqipërinë

Mesazhi i të riut nga Foltorja: T’i largojmë këta

Një i ri ka folur nga Foltorja e opozitës ku i ka bërë thirrje moshatarëve, të marrin në dorë fatin e vendit.

25-vjeçari i bëri ftesë të rinjve të dalin dhe të protestojnë për të larguar “demonët” që kanë pushtuar Shqipërinë.

“Ky sistem po kalbëzohet çdo ditë e më shumë. Bukuroshe Balluku, bëji një nder vetes, merre me vete në qeli atë që të kërcënon, pas përgjimeve skandaloze që të dolën në shesh. Në këtë datë duhet të festoja 25 vjetorin tim, por s’mundem.

Ne rinia sot s’kemi fatin e fëmijëve të politikanëve, jam si shumica e shqiptarëve që i keni vënë shqelmin në fyt, keni varfëruar, keni shkatërruar arsimin e shëndetësinë.

Ftesa ime, të dalin me guxim, t’i largojmë këta demonë e të shpëtojmë Shqipërinë, e cila duhet të drejtohet nga njerëz që minimalisht janë humanë dhe e u dridhet zemra, të bëhemi bashkë të shpëtojmë nga kjo gjendje”, deklaroi i riu.

 

Të fundit