Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mesazhi i urimit nga Imzot Angelo Massafra për Krishtlindje: Paqe çdo njeriu, nga politikani deri te qytetari më i fundit

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Imzot Angelo Massafra ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë në prag të Krishtlindjes.
Ne mesazhin e tij Imzot Angelo Massafra ka uruar paqe për këdo, ndërsa u ndal edhe tek lufta ruse në Ukrainë.
MESAZHI I KRISHTLINDJES NGA IMZOT ANGELO MASSAFRA
Të gjithë atyre që do t’u arrijë ky mesazh u uroj paqen që solli Jezu Krishti, duke ardhur në këtë botë, me lindjen e tij.
Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.
Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që t’i vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra konkrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfra; në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Europës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë.
Fjalët që janë përdorur deri tani, duke përfshirë edhe ato të Papa Françeskut, nuk mjaftojnë për të përshkruar seriozitetin e fenomenit të luftës në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato morale: çdo luftë është gjithmonë e gabuar, sepse dëmton si dinjitetin e atyre që plagosin dhe vrasin, ashtu edhe të atyre që plagosen dhe vriten, pa llogaritur dëmtime katastrofike mjedisit!
Por ekziston një zgjidhje, që vetëm ata që nuk duan, nuk arrijnë ta shohin: pranimi i Krishtit si “Princ i Paqes”. I kumtuar nga Shkrimet e lashta profetike, Jezusi, Mesia i premtuar, përmbysi çdo pretendim njerëzor për epërsi të qenies njerëzore ndaj të ngjashmit të tij, duke propozuar vetveten si model përulësie dhe dhurimi dashamirës.
Ai na ka zbuluar fytyrën e Hyjit, si një Atë i mëshirës.
Sivjet dëshiroj t’ju jap kete mesazh me fjalet e Shen Françeskut te Asizit, i cili thoshte: “Paqen që shpallni me gojë, e paçi edhe më të bollshme në zemrat tuaja”. Një zemër në paqe është e aftë të bëhet paqesjellëse në shpirtin e Lumnive të shqiptuara nga Jezusi në Ungjill. Prandaj, nuk mund ta quajmë veten paqesjellës të vërtetë vetëm sepse e urrejmë luftën! Sa luftra ekzistojnë çdo ditë brenda nesh dhe rreth nesh?
A nuk është luftë pamundësia për të falur ofendimet e marra, gjakmarrja dhe vrasje që vazhdon ende në vendin tonë, mungesa e komunikimit brenda familjeve që çon në urrejtje dhe në prishjen e lidhjeve familjare, refuzimi i jetës së sapolindur apo lënia mënjanë e të moshuarve, mashtrimet në dëm të shtetit, apo organizatat kriminale që vrasin për interes? A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja e shitja e drogës? A nuk është luftë mosrespektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të punëtorëve, i të drejtave të të sëmurëve (pa kërkuar dhe pa pretenduar ryshfet!), i të mirës së përbashkët, i shtëpisë sonë të përbashkët që është bota e krijuar?
Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe, por me kusht që fillimisht të jemi të paqtuar përbrenda. Ndërgjegjja është e paqtuar kur e di se po bën atë që është e drejtë, kur e di se po shmang çdo formë të së keqes private ose publike, kur nuk refuzon të bëjë atë që është e drejtë nga neglizhenca apo frika. Po, edhe mosbërja e të mirës mund të shkaktojë padrejtësi, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në konflikte.
Prandaj i bëj thirrje zemrës dhe vullnetit të mirë të të gjithëve për të bërë paqe. Vetë Hyji na e kërkon atë në Birin e tij të lumë që është Princi i Paqes! Te dashur të angazhohemi personalisht për të ndërtuar një kulturë paqeje për të cilën punojmë dhe jetojmë.
Prandaj i uroj paqe çdo njeriu, nga politikani deri te qytetari më i fundit; uroj që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte; uroj që të vegjlit, të mëdhenjtë, të varfrit, të sëmurët dhe të moshuarit të paqtohen me dobësinë e tyre; uroj që të pasurit dhe më të fortët t’i vënë energjitë e tyre më të mira në shërbim të paqes; uroj që profesionistët e çdo fushe të investojnë në projekte që sjellin paqe; uroj që të burgosurit t’i shohin frytet e paqes së tyre të brendshme gjatë angazhimit të tyre për rehabilitim.
Në fund të jetës së tij, Françesku i Asizit kujtoi: "Zoti më zbuloi se duhet të përshëndes kështu: Zoti të dhëntë paqe". Kështu edhe unë, me këtë përshëndetje, e përfundoj mesazhin tim, i cili shpresoj të pritet me bujari dhe vullnet të mirë.
Urime Katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithë të krishterëve. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38