Flash News

E-TJERA

Mesazhi i Yuri Kim: Ata që angazhohen në kërcënime, të ndalojnë. Veprimet e tyre s’janë aq të fshehura

Mesazhi i Yuri Kim: Ata që angazhohen në kërcënime, të

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një mesazh lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në twitter, ajo shkruan se reforma po jep rezultate, por nga ana tjetër thekson se kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun.

“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në  Shqipëri”, shkruan Kim.

Mesazhi i Yuri Kim: Ata që angazhohen në kërcënime, të

Të fundit