Flash News

E-TJERA

Mesazhi i Zingraf për politikën shqiptare: Bashkëpunoni! Nevojitet një opozitë e fortë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve

Mesazhi i Zingraf për politikën shqiptare: Bashkëpunoni!

Ambasadori gjerman Peter Zingraf i ka bërë thirrje partive politike që të përfshihen në mënyrë konstruktive në Parlament dhe të zgjidhin problemet në mënyrë paqësore. Ai ka shtuar se Gjermania është duke ndjekur me vëmendje situatën.

Në Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Zingraf ka theksuar se shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues.

Ambasadori shtoi se që të drejtat e njeriut të garantohen, nevojitet një shtet i qendrueshëm dhe që politika të respektojë llogaridhënien ndaj qytetarëve.

"Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre. Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit