Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mesazhi/ Sa herë paguajmë parkimin, aq herë na gënjen Erjon Veliaj

Për vite me radhë banorëve të Tiranës i është premtuar një qytet më i gjelbër me miliona lekë të mbledhura nga tarifat e parkimeve publike, që supozohet se shkojnë për mbjelljen e pemëve dhe përmirësimin e parqeve. Çdo pagesë me SMS për parkim pretendon se paratë do të shkojnë për gjelbërimin e qytetit. Po, ku është gjelbërimi? Të dhënat tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e fondeve është shpenzuar, ndërsa numri i pretenduar i pemëve të mbjella duket i pamundur, duke ngritur shqetësime serioze për transparencën dhe përgjegjësinë.
Autorë: Jona Cenameri dhe Klerisa Azuni
Tirana Parking, një institucion në varësinë e Bashkisë së Tiranës, i cili administron parkimet publike me pagesë që prej vitit 2017, ka premtuar se tarifat e mbledhura nga pagesat përmes SMS-ve do të përdoren për gjelbërimin e qytetit. Megjithatë, një hulumtim i kryer nga INA Media zbuloi se vetëm 9.3% e shumës së mbledhur që nga viti 2017 është përdorur për këtë qëllim.
“Kjo pagesë shkon për gjelbërimin e qytetit. Faleminderit!”, – është mesazhi që marrin qytetarët nga Tirana Parking, pasi paguajnë për parkimin përmes SMS-ve. Pagesa realizohet, mesazhi dërgohet dhe premtimi harrohet, duke e lënë të vërtetën e tij në kufijtë e një legjende urbane.
“Unë i përdor çdo javë parkimet me SMS të Tirana Parking për shkak të punës, – thotë Fjona, një studente nga Tirana, e cila përpos studimeve punon gjithashtu. – Nga sa kam parë, gjelbërimi nuk është shtuar fare. Parku pas Operës është kthyer madje në pallat”, – shton ajo me skepticizëm ndaj mesazhit shpresëdhënës të Tirana Parking.
Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, e vë theksin te pesha ligjore e këtij mesazhi.
“Këto mesazhe, të miratuara nga bashkia, kanë peshën dhe autoritetin e bashkisë si një institucion kushtetues. Përmbajtja e mesazheve elektronike duhet të plotësojë kërkesat ligjore dhe të konsiderohet ligjërisht e detyrueshme”, – shpjegon ai.
Tirana Parking, e themeluar në vitin 2015 për administrimin e parkimeve publike në kryeqytet, ofron 3.313 vende parkimi me SMS në anë të rrugëve. Tarifat për këto parkime variojnë nga 100 lekë për orë në Zonën A, në 40 lekë për orë në Zonën B dhe 20 lekë për orë në Zonën C. Këto vende parkimi funksionojnë nga ora 730 e mëngjesit deri në orën 2000 të mbrëmjes, nga e hëna deri të dielën në zonat me aktivitet të lartë, dhe nga e hëna deri të premten në zonat më pak aktive.
Sipas të dhënave zyrtare, të vëna në dispozicion të ACQJ, viti 2024 shënon vitin e tetë që këto parkime gjenerojnë të ardhura. Që nga viti 2017 është mbledhur një total prej 636 milionë lekësh (rreth 6.3 milionë euro) nga këto tarifa parkimi.
Sa pará mblidhen nga parkimet me pagesë?
Që nga futja e pagesave përmes SMS-ve për parkimin në Tiranë bashkia ka mbledhur një sasi të konsiderueshme të ardhurash. Megjithatë, premtimi se këto fonde do të përdoreshin për gjelbërimin e qytetit, nuk është përmbushur në masën e premtuar.

Premtimet e gjelbërimit, që nuk janë mbajtur
Shtatë vite më parë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi se të ardhurat nga Tirana Parking do të përdoreshin për krijimin e pyllit orbital të qytetit.
“Çdo qytetar, që paguan për parkimin, në thelb po blen një pemë, që ne do ta mbjellim për të dhe për fëmijët e tij në Tiranë”, – u shpreh Veliaj asokohe.
Në lidhje me zhvillimin e pyllit orbital dhe të ardhurat e mbledhura nga parkimet publike përmes SMS-ve, Bashkia e Tiranës iu përgjigj pyetjeve të redaksisë së ACQJ, duke sqaruar se, sipas Vendimeve të Këshillit Bashkiak nr. 48 dhe nr. 49, datë 11.11.2015, si dhe Vendimit nr. 158, datë 26.12.2019, “Të ardhurat nga tarifat e parkimit nuk janë të destinuara për një qëllim të posaçëm”.
Kjo përgjigje bie në kundërshtim me mesazhin, që iu dërgohet qytetarëve dhe me deklaratën e mëparshme të kryetarit Veliaj: “Çdo qindarkë, që do të vijë nga parkimet e Tiranës, do të shkojë për pyllin orbital”.
Të dhënat nga Open Procurement tregojnë se vetëm rreth 60 milionë lekë ose 9.3% e shumës totale, të mbledhur janë përdorur për gjelbërimin e qytetit (shiko tabelat më poshtë).
Profesori i qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, e konsideron këtë kundërshti mes mesazhit të Tirana Parking dhe përgjigjes zyrtare të Bashkisë së Tiranës si një ambiguitet të panevojshëm.
“Nëse qytetarëve iu thuhet se paratë do të përdoren për gjelbërimin e qytetit, atëherë bashkia duhet të jetë transparente dhe të raportojë shumën e mbledhur dhe destinacionin e këtyre parave, në përputhje me atë që iu është premtuar qytetarëve”, – argumenton ai.
Tenderë të dyshimtë: Ku janë hapësirat e gjelbërta?
Që nga viti 2017 Tirana Parking ka ndërmarrë tetë tenderë me objekt gjelbërimin, sipas të dhënave të Open Procurement. Dy prej këtyre tenderëve kanë flamuj të kuq për shkak të mungesës së konkurrencës, ndërsa një tender është anuluar.

Detyrimet e operatorëve ekonomikë, sipas dokumenteve të tenderëve, përfshijnë mirëmbajtjen e një sipërfaqeje të gjelbër prej 837 m², 78 drurësh dekorativë dhe 265 shkurresh. Këta tenderë kanë kushtuar rreth 60 milionë lekë, por kanë kontribuuar pak në rritjen e gjelbërimit të qytetit të Tiranës.
Gjobat, një barrë në rritje për qytetarët
Shërbimi i parkimit me SMS ka qenë një burim frustrimi për shumë qytetarë, të cilët ndajnë mendime të ndryshme mbi funksionalitetin dhe mbi kontributin e tij në gjelbërimin e qytetit.
“Ato janë mashtrim! Pagova për dy orë dhe prapë më vunë gjobë, se nuk e paskam paguar, – thotë Arbëri, i zemëruar nga shërbimi. – Nuk ke as ku të ankohesh”.
Parkimi në kryeqytet është i domosdoshëm për Arbërin, i cili nuk banon në Tiranë, por udhëton shpesh për punë. Për të ky shërbim mbetet një problem i përhershëm, si në aspektin praktik, ashtu edhe në atë financiar.
Alesia, një banore e Tiranës, ndan të njëjtën pakënaqësi: “E përdorim shërbimin dhe prapë na vendosin gjobë”.
Suada, e cila jeton dhe punon në Tiranë, përpiqet që ta shmangë parkimin, kur merr mesazhe, që sistemi nuk funksionon: “Shpesh herë më vijnë mesazhe, që sistemi nuk punon dhe për këtë arsye e di që më pret një gjobë”.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Fjonën, studenten nga Tirana, e cila tregon: “Kam marrë mesazhe automatike, që thonë se sistemi nuk punon dhe për pasojë pagesa ime nuk është kryer. Për faj të sistemit kam marrë dy gjoba nga 2.000 lekë”.
Sipas të dhënave të Policisë Bashkiake, numri i gjobave administrative për parkimet e gabuara është trefishuar nga viti 2017 deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tyre është dyfishuar. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024 janë vendosur 91 mijë gjoba administrative, me vlerë 124 milionë lekë.
Parkimet me SMS paguhen përmes operatorëve telefonikë, duke bërë që edhe këta të fundit të përfitojnë një përqindje nga paratë e parkimeve. Operatorët telefonikë, përgjegjës për këtë shërbim, kanë qenë Vodafone, ONE, AlbTelecom dhe Plus, ndërsa sot janë vetëm Vodafone dhe ONE.
Të ardhurat nga parkimet me SMS, sipas kompanive telefonike (në lekë)
Sipas të dhënave të siguruara nga Bashkia e Tiranës
Të ardhurat nga parkimet me SMS duke zbritur përqindjen që kanë marrë kompanitë telefonike (në lekë)
Sipas të dhënave të siguruara nga Bashkia e Tiranës
Përqindjet, që këta operatorë kanë përfituar kundrejt përdorimit të shërbimit të tyre të SMS-ve për pagesat e parkimeve, kanë variuar nga 13% deri në 21%. Aktualisht, operatorët telefonikë Vodafone dhe ONE përfitojnë secili 18% të parave, që gjenerohen nga parkimet me SMS.
Përqindjet që përfitojnë kompanitë telefonike nga parkimet me SMS
Sipas të dhënave të siguruara nga Bashkia e Tiranës
Pra, nëse një orë parkimi paguhet 100 lekë, 18 lekë nga 100 i paguhen kompanisë telefonike për shërbimin e ofruar.
A janë mbjellë vërtet 1 milion pemë?
Më 22 prill 2023, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi se Tirana kishte mbjellë pemën e saj të njëmiliontë. Megjithatë, urbanistja Doriana Musaj e sheh këtë deklaratë si një flluskë të fryrë nga propaganda.
“Numri 1 milion pemë është një shifër propagandistike. Nëse do të ishte e vërtetë, do të kishim disa dhjetëra hektarë të gjelbëruar dhe një park të zhvilluar me projekte të verifikueshme”, – shpjegon Musaj.
Redaksia e ACQJ iu drejtua Bashkisë së Tiranë me një kërkesë për informacion për numrin, vendndodhjen dhe koston e pemëve të mbjella që nga viti 2016 e deri më sot. Sipas përgjigjes së bashkisë, Tirana ka aktualisht 563.294 pemë (pa specifikuar periudhën, kur janë mbjellë këto pemë dhe sa prej tyre janë mbjellë nga donatorët), shumë më pak se 1 milion. Gjithashtu, Tirana ka 2.295.164 m² gjelbërim, që përfaqëson vetëm 5.49% të sipërfaqes totale prej 41.8 km² të qytetit. Sipas një përllogaritjeje bazuar në këto të dhëna, kjo do të thotë se janë mbjellë 4.07 pemë për çdo metër katror, një pretendim që ngre pikëpyetje mbi mundësinë e realizimit të tij.
Në përgjigje të kërkesës sonë për informacion, Bashkia e Tiranës raportoi se, nga viti 2016 deri në tremujorin e parë të vitit 2024 ka blerë 118.574 pemë dhe shkurre dekorative, ndërsa i janë dhuruar edhe 18.065 të tjera.
A është e mundur mbjellja e këtij numri pemësh?
Dr. Abdulla Diku, ekspert i inxhinierisë mjedisore, shpjegon: “Një pemë kërkon rreth 25 m² për t’u mbjellë. Pra, 1 milion pemë do të kërkonin një sipërfaqe prej 25 milionë metrash katrorë ose 2.500 hektarë. Është e pamundur që kjo sipërfaqe t’i jetë shtuar gjelbërimit në Tiranë, sepse kjo është ekuivalente me sipërfaqen e malit të Dajtit dhe atij të Priskës të marrë së bashku”.
Në përllogaritjet e bëra nga bashkia do të thotë se janë mbjellë 101.75 pemë për çdo 25 m², një pretendim që është në kundërshtim me hapësirën e kërkuar për çdo pemë.
“Një milion pemë, të mbjella në distancë 5 metra nga njëra-tjetra, do të shtriheshin në 5.000 kilometra, mjaftueshëm për të gjelbëruar të dyja anët e rrugës nga Tirana deri në Kopenhagë”, – shton Dr. Diku.
Urbanistja Musaj e cilëson këtë situatë si një përpjekje për të maskuar ndërtimet masive në qytet: “Gjelbërimi po përdoret për të fshehur betonizimin dhe përforcimin e sipërfaqeve të qytetit, duke na hedhur hi syve”.
Sipas të dhënave të siguruara nga Bashkia e Tiranës, nga viti 2016 deri në vitin 2024 janë shpenzuar 716 milionë lekë për mbjelljen e pemëve; nga këto, rreth 75 milionë lekë kanë qenë në formën e donacioneve.
A e ka përmirësuar mbjellja e pemëve cilësinë e ajrit në Tiranë?
Pavarësisht premtimeve për gjelbërim, një studim nga Co-Plan për vitin 2023 tregoi se cilësia e ajrit në Tiranë i kalon parametrat e vendosur nga Bashkimi Europian. Për grimcat PM2.5, për të cilat BE ka vendosur një normë prej 25 µg/m³, Tirana ka arritur një vlerë maksimale prej 800 µg/m³, duke e bërë ajrin shumë të ndotur. Sipas ekspertit të ajrit, Elvis Ndreka, këto grimca janë ndër më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut.
“Janë grimca të padukshme pluhuri, por më të rrezikshme se PM10, sepse shkojnë drejt e në sistemin e frymëmarrjes së njeriut, duke shkaktuar dëme serioze”, – thotë Ndreka.
Për më tepër, një raport i publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit në vitin 2023 e rendit Shqipërinë në vendin e parë për shkallën më të lartë të vdekjeve në rajon, për 100.000 banorë, si pasojë e ekspozimit ndaj ozonit (O₃) dhe dyoksidit të azotit (NO₂).
Me miliona të ardhura, të mbledhura nga tarifat e parkimit dhe nga premtimet për hapësira të reja, të gjelbëra, qytetarët mbeten me pyetje mbi destinacionin e këtyre parave. Pavarësisht garancive nga bashkia, mungesa e transparencës dhe investimet minimale në gjelbërim tregojnë se premtimet për gjelbërimin e Tiranës nuk janë përmbushur.
Pyetja mbetet: Ku janë hapësirat e gjelbëra, që iu premtuan Tiranës dhe kur do t’i realizojë qyteti këto premtime?
Ky shkrim është pjesë e projektit Laboratori i Gazetarisë Investigative, që mbështetet financiarisht nga Zyra e Mardhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38