All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Meshë solemne në vigjilje të Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, mesazh shprese nga Imzot Arjan Dodaj

All - Paragraf - 1

Meshë solemne në vigjilje të Krishtlindjes në Katedralen e

Në vigjilje të Krishtlindjes, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndjekur meshën solemne të drejtuar nga Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.

All - Paragraf - 3

Gjatë predikimit, Imzot Dodaj përcolli një mesazh shprese, paqeje dhe reflektimi, duke theksuar se Krishtlindja nuk është thjesht përkujtimi i një ngjarjeje të së kaluarës, por një dritë e gjallë që shoqëron njerëzimin ndër shekuj.

“Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon vetë, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte,” u shpreh ai.

Duke iu referuar realitetit të sotëm global, Imzot Dodaj theksoi se shumë njerëz vazhdojnë të përjetojnë errësirën e luftërave dhe zhgënjimeve njerëzore, ndërsa ftoi besimtarët të ecin me gëzim dhe shpresë, në frymën e Vitit Jubilear të Shpresës.

“Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari. Jezusi mbetet për ne gjithmonë Zoti ynë, por edhe vëllai ynë,” tha ai.

Të fundit