Flash News

E-TJERA

Mesila Doda kryen një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT: Më risollën besimin tek mjekësia

Mesila Doda kryen një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT: Më

Deputetja e koalicionit  “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe shkruan se ata i risollën besimin  tek mjekësia publike në Shqipëri.

Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin  tek mjekësia publike në Shqipëri.  Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.

Të fundit