Flash News

E-TJERA

Mësuesit SMS për vaksinim të detyrueshëm? Reagon Ministria e Arsimit: Është keqinterpretuar  

Mësuesit SMS për vaksinim të detyrueshëm? Reagon Ministria e

Në telefonat e mësuesve në Shqipëri, këtë të premte ka mbërritur një mesazh ku iu kërkohet që të bëjnë vaksinën anticovid.

Mes të tjerash, në mesazh theksohet se “Në shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar”, duke lënë të nënkuptohet se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë mësuesit.

Lidhur me këtë informacion, ka reaguar Drejtoria e Arsimit,e cila sqaron se ishte një kërkesë për informacion rutinë për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë që, sipas tyre u keqkuptua.

"Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t'u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore”, thuhet në reagim.

 

Të fundit